Zgjedhjet e 11 qershorit lanë jashtë dy ministra të PDK-së, Arsim Bajrami e Hjaredin Kuçi. Të dy këta emra mjaft të zëshëm në mandatet e kaluara.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se numri më i vogël i votave karshi të dyve nuk reflekton domosdo mendimin e elektoratit të PDK-së.
“Bajrami e Kuçi kanë qenë dy shtylla të rëndësishme të PDK-së. Ka qenë përtej pritjeve të mija, natyrisht se do t’i mungojnë Kuvendit të Kosovës. Në rrafshin njerëzor, personal, e kam përjetuar si një zhvillim jo të mirë”, ka thënë ai.
“Të dy e kanë peshën dhe fuqinë e madhe në PDK, të dy janë krahu i djathtë i Veselit. Vota e cila është reflektuar në rastin e të dyve nuk është se çka mendon elektorati i PDK-së por gara ka qenë e ngushtë”, ka shtuar ai.