Mungesa e mundësive për të rinjtë në Kosovë dhe pagat shumë të ulëta, janë disa nga arsyet që qytetarët thonë se po i shtyjnë ta lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë, raporton KTV.
Kështu thonë qytetarët që jetojnë në kushte të vështira dhe njohës të çështjeve ekonomike.
Akuzojnë krerët e vendit se kanë keq-qeverisur në vazhdimësi, duke ua humbur shpresat tërësisht.
Organizatat që merren me çështjet ekonomike në Kosovë thonë se pagat shumë të ulëta kanë ndikuar shumë në ikjen e qytetarëve drejt vendeve evropiane.
KTV-ja ka raportuar për nisjen e qytetarëve me autobusë drejt Beogradit, për të kaluar pastaj në vendet e Bashkimit Evropian.
Policia e Kosovës tha se nuk bëhet fjalë për ikje nga vendi, por dëshmitë e qytetarëve e thonë të kundërtën.
Çka po ndikon në largimin e qytetarëve nga Kosova by kohanet