Opinionisti Arben Qirezi thotë se në fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka pasur shumë pak aktivitet në terren nga kandidatët për kryetarë komunash.
Ai ka marrë shembull Prishtinën, duke thënë se dalja e rrallë e kandidatëve për kryetar të komunës në terren është e rrezikshme për ta dhe mund të çojë në uljen e numrit të votuesve.
“Unë mendoj se mbase një prej të metave është aktiviteti i varfër në terren. Në rastin e Prishtinës, mbështetja e madhe në media dhe rrjete sociale, mund të ketë pasojë të përgjithshme në uljen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje, që mund të ndikojë në rezultatet e partive”, ka thënë Qirezi në Rubikon të KTV-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dështimi në nivelin qendror rrezikon ta zbehë interesimin për zgjedhjet lokale
-
“Frika” nga 14 shkurti i mobilizon herët partitë për zgjedhje komunale
-
KQZ-ja, Policia e vëzhguesit flasin për planet që kanë bërë për nesër
-
Qirezi: Kandidatët nuk i dinë nevojat themelore të qytetarëve të Prishtinës
-
Zeneli: Ka zhgënjim, do të ketë rënie të qytetarëve në fushatë e edhe të votuesve