Zyrtarë të ekipit negociues serbë për dialogun me palën kosovare në Bruksel kanë thënë se Kosova nuk është temë e kapitullit 35 për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Shefja e këtij ekipi. Tanja Mishçeviq, siç transmeton rtk, ka thënë për mediat e Beogradit se Serbia në rrugën e anëtarësimit në BE nuk negocion për statusin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ajo thotë se qëllimi përfundimtar i kapitullit 35 është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Kosova nuk është temë në kapitullin 35 dhe ne në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk bisedojmë për statusin e Kosovës”, ka thënë Mishçeviq.