Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Serbia hapi në Bruksel, sot negociatat për një bllok kapitujsh.
Në konferencën ndërqeveritare është hapur blloku 4, që ka të bëj me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike.
Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj ka thënë se duket se në BE po mvizotëron një bindje se sa më tepër lëshime i bëhen Serbisë, aq më shumë ajo do të jetë konstruktive në dialog e do ta pranojë realitetin. Porse realiteti është ndryshe.
“Serbia ka kushte për secilin nga 35 kapitujt, kushtet kanë të bëjnë me përshtatjen e ligjeve me ligjet e BE-së në ato fusha. Por ekzistojnë dy kushte që vlejnë për tërë kapitujt dhe ato kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe procesuimin e krimeve të luftës. Për shkak të raporteve dhe për shkak të sundimit të ligjit mund të bllokohen të gjithë kapitujt, e jo vetëm kapitujt ku janë futur kushtet. Çështja e normalizimit të raporteve me Kosovën është përfshirë në kapitull 35, që e ka emrin çështje tjera. Është hapur në fillim për t’i lënë mundësi Serbisë që deri në fund të normalizojë raportet me Kosovën. Në konferencë e sotme për shtyp, komisioneri Varhelyi ka lavdëruar përparimin e Serbisë dhe e ka quajtur hap të rëndësishëm për Serbinë e BE-në. Nuk e di në bazë të cilave kritere bën vlerësimin BE-ja. Vlerësimin e ka bërë Komisioni Evropian, bile ka kërkuar të hapen dy blloqe, por për bllokun tjetër nuk pati pajtueshmëri nga gjitha shtetët anëtare. Duket se në BE vazhdon të mbizotërojë bindja se sa më shumë i bëjnë lëshime Serbisë aq më shumë Serbia do të jetë konstruktive në dialog dhe e gatshme ta pranojë realitetin. Por, siç po e shohim nuk po ndodh një gjë e tillë. Duket edhe për mungesë përparimi në dialog, në Bruksel nuk konsiderojnë Serbinë fajtore sa e konsiderojnë përgjegjëse Kosovën”, ka thënë Palokaj në emisionin “60 Minuta” në KTV. “Në Serbi vazhdon të mohohet gjenocidi në Srebrenicë, të tallet me Masakrën e Reçakut, por kjo nuk është bër BE-në pengesë e mjaftueshme për të avancuar Serbinë në rrugën evropiane”.
Palokaj: Kosova në procesin e integrimeve nuk është askund
Edhe Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithëPalokaj sa i përket Kosovës ka thënë se ajo nuk është askund në proces e integrimeve evropiane. Palokaj po ashtu e ka quajtur dialogun grackë në të cilën është vendosur Kosova.
“Kosova në procesin e integrimeve evropiane nuk është askund. Nuk ekziston. Nëse shihet drafti i konkluzave që është përgatitur për takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, quhen konkluza për procesin e zgjerimit e stabilizim asociimit. Në procesin e zgjerimit përmenden Turqia, Mali i Zi dhe Serbia. Në stabilizim asociim Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina e Kosova. Për shtetet që nuk kanë nisur negociatat nuk mund të thuhet se janë ende formalisht në proces të zgjerimit. Kosova as që ka aplikuar të jetë në këtë proces. Përderisa nuk njihet nga pesë shtetet anëtare, nuk mund të trajtohet si shtet e procesi i negociatave zhvillohet vetëm me shtetet që janë pranuar nga BE-ja si shtet. Në procesin formal të integrimeve në BE, Kosova nuk ndodhet aty”, tha Palokaj.
Sa i përket dialogut ai e ka quajtur grackë.
“Mendimi im është se kemi rënë në grackë të dialogut. Dialogun tash e disa vite e kam konsideruar grackë në të cilën ka rënë Kosova. Dialogu ka filluar pas mendimit të GJND-së se pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Prej që ka nisur dialogut, ai është shfrytëzuar nga Serbia për të ndaluar njohje të reja e besa edhe për të tërhequr njohjet. Shumë shtete të vendeve të tretat që kanë tërhequr njohjen e kanë bërë këtë duke u thirrur se në Bruksel po zhvillohet dialogu për çështjen e Kosovës. BE-ja ka heshtur. Tash kemi situatë ku vet ndërmjetësi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, thotë se për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do të jetë e pranueshme gjithçka që pranon Serbia, pra kemi deklaratë të ngjashme me atë të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov”, tha Palokaj.
Edhe
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
Sa i përket liberalizimit të vizave, Palokaj ka thënë se është e rrezikshme nëse lidhet me dialogun.
“Do të ishte e rrezikshme për Kosovën, pasi do të ishte shantazh i ri, pas atij që e patëm me demarkacionin me Malin e Zi, kur u tha se si të ratifikohet pason liberalizimi, e u ratifikua por liberalizimi nuk erdhi. Duhet të kuptohet se BE-ja është mekanizëm kompleks, nuk ekziston një qendër që vendos”, tha Palokaj.