Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se më e radhës do të ishte të kërkohej ndihmë nga Izraeli për vaksina anti-COVID, sesa të debatohet për lokacionin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Të dielën është konfirmuar hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa është përcjellë me reagime. Ka reaguar Turqia, Palestina, Jordania e po ashtu edhe Bashkimi Evropian.
“Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion. Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Izrael, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Izraelit për vaksina”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
-
Ambasada amerikane kërkon nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen
-
Kosova synon t’i marrë vaksinat anti-COVID nëpërmjet Izraelit
- Kosova në (qorr)sokakun e Jerusalemit
-
Nga Presidenca thonë se hapja e Ambasadës në Izrael është bërë me dekret të Thaçit
-
Grenell për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Mezi pres ta shoh