Nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk e ka opozitën palë në negociata, por Serbinë dhe emisarët ndërkombëtarë.
Çitaku ka shkruar të enjten në Facebook se Kurti duhet të negociojë me ta dhe se kushtet që i ka paraqitur në seancën e Kuvendit, duhet t’ua thotë atyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, PDK-ja e mbështet një marrëveshje me Serbinë, që në qendër e kaq njohjen reciproke.
“Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata. Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve. Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme. Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke. Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, ka shkruar Çitaku.