Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar menjëherë ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pasi ajo u shpreh se Kosova dhe vendet e rajonit s’i kanë përmbushur detyrat e shtëpisë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ajo i ka thënë Gërvallës që si ministre e Jashtme duhet ta “plasojë Kosovën në dritën e saj më të mirë”, duke “mos e shtrembëruar të vërtetën”.
Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, Gërvalla u shpreh se nuk ka arsye të fajësohet BE-ja për mosintegrimin e rajonit, pasi, sipas saj, “ne ende s’i kemi kryer detyrat e shtëpisë”.
Në reagimin e saj, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ia ka kujtuar Gërvallës se para pak javësh në Prishtinë, Gjermania konfirmoi atë që Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e përsërisin se “Kosova ka përmbushur të gjitha kirteret për liberalizimin e vizave”.
“Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në B.E. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e B.E., sepse ende kemi për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane. Por, ta keni të qartë, as brenda B.E. nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e B.E janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë. Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtetën, por as mos ta shtrembëroni atë”, ka shkruar Çitaku.
-
PDK: Kurti e Gërvalla po i përdorin ambasadat dhe paratë e shtetit për fushatë elektorale
-
Gërvalla për anëtarësimin në KiE: Kosova gjithmonë duhet t’i mbipërmbushë kërkesat
-
Çitaku e quan skandaloze letrën e Gërvallës: Diplomacia nuk është lojë fëmijësh
-
Gërvalla: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor
-
Gërvalla në NATO: Kosova u dëshmua si kontributdhënëse për paqe