Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku i quan joprofesionale deklaratat e Sallahut për të akuzuarit e Speciales

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut i cili në Interaktiv të KTV-së tha se “dikush prej të akuzuarve nga Specialja ka marrë para më shumë se që duhet.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të akuzuarve të Speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë.

Çitaku këtë deklaratë të Sallahut e ka quajtur joprofesionale dhe papjekuri.

“Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zëvendësministër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve”, ka shkruar ajo.

Sallahu ka thënë se në mënyrë jozyrtare kanë informacione se ka mundësi që ka dhënë dikush më shumë para se duhet.

Edhe Sallahu: Ministria vazhdon t’i ekzekutojë pagesat për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve Arbëri Sallahu: Ministria vazhdon t’i ekzekutojë pagesat për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve

“Flitet nëpër ministri që dikush nga të akuzuarit ka marrë para më shumë se që parashihet me akte nënligjore, sa është e saktë nuk e di”, ka thënë ai.