Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cili është emri më i gjatë dhe ai më i shkurtër në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë".

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011.

Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja, transmeton kp.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2011, numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68 122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm në Kosove është gjithsej 26 557 mbiemra.

Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë (më së shumti shkronja) ishte ai Ismailqemail me gjithsej 13 shkronja dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri me i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja: Al ose Ad.

Ndërsa, nëse i shikojmë emrat sipas shkronjës së parë, sipas alfabetit, më së shumti emra fillojnë me shkronjën A ndërsa më së paku me shkronjën C. Gjithsej 8 026 emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën C.

Edhe 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë Arbëri 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.

Sa i përket mbiemrave, Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër.