Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilët mësimdhënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen të parët vlerësimit të performancës

Mësimdhënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet do të jenë ndër të parët që do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës nga Ministria e Arsimit, raporton KTV.

Mësimdhënësja Valbona Thaçi, e cila ka rreth 20 vjet përvojë pune, thotë se e mirëpret një vlerësim të tillë. Edhe rreth 217 mësimdhënës të tjerë në tërë vendin janë përzgjedhur në fazën fillestare nga Ministria e Arsimit për t’iu nënshtruar këtij vlerësimi. Ministri i Arsimit teksa ka treguar për metodat e vlerësimit, theksoi se qëllimi i matjes së performancës së mësimdhënësve është ngritja e cilësisë në arsimin parauniversitar. Rreth 21 inspektorë do të jenë pjesë e këtij vlerësimi, numri i të cilëve, sipas ministrit Bytyqi, pritet të rritet. Ndërkohë, fillimisht Ministria e Arsimit kishte paraparë që mësimdhënësit t’i nënshtrohen vetëm testimit me shkrim, gjë që ishte kundërshtuar nga sindikalistët e arsimit.