Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat probleme i ka Kuvendi me Qeverinë

Kuvendi i Kosovës vazhdon të ketë problem me qeverinë, shkaku i mungesës së ministrave në seanca plenare, pavarësisht se e kanë obligim kushtetues praninë në seancë, raporton KTV.

Në seancën e javës së shkuar, mungesa e kabinetit qeveritar e kishte nervozuar tej mase deputeten e PDK-së Ganimete Musliu.

Por, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se kryeministri talljen po e përdor si instrumentin e vetëm për të ikur nga përgjegjësia. Për këtë, Vetëvendosje thotë se kjo qeveri duhet të bjerë sa më parë.

Ndërkohë, Artan Murati nga KDI-ja ka thënë se jo vetëm në seanca por ministrat po i injorojnë shpesh edhe komisionet parlamentare. Por jo vetëm kryeministri e ministrat e injorojnë Kuvendin.

Vetë deputetët, në shumicën e rasteve, nënshkruhen sa për mëditje e ikin nga salla plenare, duke i dështuar shumë pika të rendit të ditës.

Ndërkohë, vikendi me pushimin e 1 majit është lidhur edhe nga deputetët.

Asnjë komision parlamentar nuk ka pasur aktivitete që nga e premtja e javës së shkuar.

Artikuj të ngjashëm