Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht esencial për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike, NATO, raporton Koha. net.
Kështu ka thënë presidenti i Asamblesë Parlamentare i kësaj aleance, Paolo Alli. Alli, pas takimit me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, tha se edhe luftimi i krimit e korrupsionit janë të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet kushti më i rëndësishëm për këto procese. Gjithashtu, edhe luftimi i krimit dhe i korrupsionit janë bazike në këtë rrugë. Luftimi i terrorizimit mbetet sfidë për të gjithë, prandaj edhe duhet punë për t’u bërë”, ka thënë Alli.
E kur të vijë koha e transformimit të FSK-së, ajo mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese, ka thënë ai, pas takimit me kryeministrin Haradinaj.
Alli tha se beson në lidershipin kosovar që do të jetë i suksesshëm në këtë proces, e kryeministri Haradinaj foli për respektin e qytetarëve për KFOR-in.
Alli shtoi se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Evropën, prandaj edhe integrimi është i garantuar, vetëm se duhen përmbushur obligimet secili shtet.