Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat janë dy problemet me të cilat përballet Kosova, sipas Haradinajt

Qeverisja aktuale dhe Serbia janë dy problemet me të cilat sipas kryetarit të AAK-së po përballet vendi.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vendosur karshi qasjes së Serbisë në territorin e Kosovës.

Me këtë Haradinaj tha se nuk nënkupton serbët e Kosovës.

“Shteti fqinjë e ka humb të drejtës qoftë edhe morale nëse ekziston diku mes shteteve m’i pas duartë e veta në Kosovë sepse e dini se cka ka ndodh në ’98 e ‘99”, ka thënë ai.

Shqiptarët janë popull autokton dhe nuk mund të lejojnhë të tallet askush me ta, shtoi tutje Haradinaj.