Peter dhe Vera Kaster, burrë e grua, shtetas zviceranë kërkuan ndihmë mbrëmjen e së premtes pasi varka e tyre ishte mbytur. Çifti zviceran kishte dalë për një shëtitje me barkë në afërsi të bregdetit të Borshit dhe paraditen e kësaj të shtune, ata u gjetën në brigjet e ishullit grek Erikusa, në gjendje të rëndë nga lodhja dhe hipertermia.
Kërkimi për gjetjen e tyre nisi mbrëmjen e së premtes nga forcat detare shqiptare, të cilat kërkuan ndihmë edhe nga marina greke. Gjatë natës kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës për të rinisur mëngjesin e së shtunës, ku forcat shqiptare angazhuan edhe një helikopter “Coogar”, transmeton tch.
Fillimisht u gjet një nga rremat e varkës dhe më pas autoritetet greke sinjalizuan gjetjen fillimisht Peter Kaser dhe disa minuta më pas të bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila kishte të veshur jelekun e shpëtimit. Të dy u gjetën në brigjet e ishullit Erikusa në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërguan për trajtim në spitalin e Korfuzit.
Ndërkohë, jo shumë larg operacionit për gjetjen e tyre forcat detare dhe ato ajrore shqiptare po zhvillonin stërvitjen “Imponimi 2017”, në kaudër të luftës kundër trafikut të narkotikëve dhe lirmit të anijeve të marra peng
-
Gjendet trupi i njërit prej të zhdukurve si pasojë e përmbytja së varkës afër Sicilisë
-
Greqi, tre të vdekur pas përplasjes së varkës që transportonte emigrantë
-
Shpëtuesit zvarriten nëpër akull për ta shpëtuar burrin që ngeci në ujërat e ngrira në Michigan
-
Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë
-
Ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës shpëton dy turistë zviceranë që u ngujuan nga orteku në Kukës