Banjalluka, 22 gusht – Sipas të dhënave të CIA-s, Bosnja e Hercegovina (BeH) mban rekordin botëror për normën e papunësisë së të rinjve, ndërsa ndiqet nga Kosova, transmeton Koha.net.
“Glasa Srpske” e Banjallukës shkruan se CIA në fillim të gushtit kishte publikuar të dhënat e përditësuara për vendet në të cilat pasqyrohet qartë demografia, gjeografia, komunikacioni, organet shtetërore, ekonomia dhe struktura ushtarake e e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën botërore të papunësisë së të rinjve me moshë nga 15 deri 24 vjeç, Bosnja e Hercegovina ndodhet në krye të listës botërore (të dhënat i referohen vitit 2012) ndër 134 vende të analizuara. Ndërsa në BeH norma e papunësisë së të rinjve është 62,8 për qind, sipas shkrimit të kësaj gazete, ky tregues në Kosovë e Greqi është 55,3, Maqedoni 53,9, Serbi 51,1 e Kroaci 43,1 për qind.