Çereku i të rinjve shqiptarë të moshës 15-24 vjeç si në Shqipëri e Kosovë as nuk shkollohen e as nuk punojnë, duke shënuar kështu normën më të lartë në rajon.
Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç në Shqipëri që nuk shkollohen e nuk punojnë përfaqësojnë një të katërtën e totalit, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe në Kosovë situata është e njëjtë, me normën që, po aq sa Shqipëria fiksohet në 25.9%.
Këtë e thotë një raport i fundit i Bankës Botërore për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kosova paraqiten në pjesën e sipërme të grafikut.
Për vendet e tjera të rajonit, norma është ndjeshëm më e ulët, duke zbritur deri në 17% në rastin e Serbisë. Gjithsesi, të dhënat tregojnë se në krahasim me vitet 2013-2014, norma e atyre që quhen “Neets” ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, pasi 5-6 vjet më parë i kalonte të 30%. Ajo që vihet re tjetër nga raporti është fakti se te femrat norma është më e lartë, duke u ngjitur në mbi 27%. Për meshkujt ndërkohë është diçka më pak se 25%. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Në tre muajt e fundit të 2020-s, u rrit shkalla e papunësisë
-
Mbi 60 për qind të papunë në Kosovë
-
Eurostat: Shqiptarët normën më të ulët të të mësuarit gjatë jetës
-
Sipas Eurostatit, në Shqipëri 56% e punëtorëve të vetëpunësuar, në Kosovë një e katërta
-
Inspektorati i Punës thotë se më 2018 ishin 700 punëtorë pa kontrata të punës