Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të dalin sot para Senatit.
Ata do të marrin pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, me temën “Vlerësimi i politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”.
E të mërkurën, në një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Chollet ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. / KP
-
Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon angazhim konstruktiv në takimin në Ohër
-
Escobari e Cholleti të hënën nisin vizitën në Kosovë
-
Në mesin e tensioneve në veri, Cholleti e Escobari vizitojnë Kosovën
-
Lajçaku takohet me Escobarin, diskutojnë për dialogun
-
Chollet pritet të vizitojë Kosovën në fund të korrikut