Pas heshtjes gati 24orëshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit për aksionin e policisë dhe arrestimin e Marko Gjuriqit në veri, raporton KTV.
Ai mblodhi Këshillin e Sigurisë, mbledhje kjo që zgjati hiq më shumë se tridhjetë minuta, ndërsa pas saj tha se arrestimi i Gjuriqit nuk ishte një veprim i pëlqyeshëm, por i paalternativë.
Haradinaj tha se sikur Gjuriqi të priste të skadonte ndalesa prej 72 orësh, e vendosur nga institucionet e Kosovës, nuk do të kalonte në situata të tilla, derisa nuk u lëshua të fliste shumë se kush dha urdhër për aksionin.
Ndërkohë, deklarimet e Listës Serbe se do ta formojnë Asociacionin njëanshëm, Haradinaj i ka quajtur të ngutshme, por ka pasur porosi të qarta për ta.
Kur foli për dialogun, kryeministri Haradinaj tha se janë të hapur që ai të vazhdojë dhe se vendimet nuk kthehen prapa.