Sot në Universitetin e Prishtinës u lansua Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë
Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë është lansuar sot nga Universiteti i Prishtinës, UN Women dhe UNDP.
Qendra, që është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, do të synojë përmirësimin e rolit të arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale, ruajtjes së paqes, të drejtat e njeriut dhe krijimit të kushteve për pajtim. Këtë synon ta bëjë duke siguruar programe arsimore, burime akademike, hulumtime shkencore dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes. Qendra do të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve në ndërtim të paqes, drejtave të njeriut dhe kohezionit social, thuhet në njoftimin për media, përcjell Koha.net.
Lansimi i Qendrës ka mbledhur partnerët kryesorë të proceseve të drejtësisë tranzicionale, përfshirë qeverinë, shoqërinë civile dhe akademinë.
Në fjalimin e saj, Flora Macula, shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, tha se Qendra Burimore e Drejtësisë Tranzicionale do të ofrojë një perspektivë gjinore mbi luftën dhe ndërtimin e paqes, me fokus të veçantë në dhunën seksuale gjatë konfliktit.
Edhe
Lansohet Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale
“Ne shpresojmë që Qendra do të transformojë mënyrën se si djemtë dhe vajzat e reja e perceptojnë dhunën seksuale gjatë luftë dhe i bënë të bashkë-ndjenjë me personat që e kanë përjetuar atë. Sa i përket të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, rindërtimi i jetëve të tyre është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, dhe të njëjtit çdo ditë përballen me sfida të reja për mbijetesë dhe pranim nga shoqëria. Është shumë me rëndësi që gjenerata e ardhshme e Kosovës t’i japë fund stigmatizimit me të cilin përballen të mbijetuarit e dhunës”, ka thënë ajo.
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se studentët, si të rejat ashtu edhe të rinjtë, duhet të shfrytëzojnë Qendrën Burimore të Drejtësisë Tranzicionale, si dhe të jenë kureshtarë, të hapur, të mësojnë sa më shumë që është e mundshme, dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që e kanë pushtetin.
“Rinia e sotme, do të formësojë të nesërmen e Kosovës”, ka thënë ajo.
“Qendra Burimore e Drejtësisë Tranzicionale është qendra e parë burimore në Universitetin e Prishtinës, dhe synon të rrisë rolin e arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale”, tha Marian Demaj, rektor i Universitetit të Prishtinës, duke konfirmuar kështu zotimin për qëndrueshmërinë e qendrës.
Përfaqësimi i grave në proceset e drejtësisë tranzicionale është theksuar si “vendimtar për vendosjen e të vërtetës, pajtimin dhe paqen e qëndrueshme” nga Annette Fath-Lihic, Këshilltare Kryesore Politike e PSBE/Koordinatore Ekzekutive.
Edhe
Për të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian hapet Qendra e Resurseve për Studentët
Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka theksuar se: “Paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes edukimit dhe investimit në gjeneratën e re”.
“Pajtimi dhe drejtësia tranzicionale janë procese komplekse. Krijimi i kësaj Qendre shërben si një instrument i dobishëm në plotësimin e përpjekjeve të mëhershme dhe është manifestim i qartë i rëndësisë së akademisë në progresine shoqërisë”, tha Per Strand Sjaastad, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, citon komunikata për media.