Në Prokurorinë Speciale, për herë të dytë, është mbajtur grevë nga ora 9 deri në orën 10, raporton KTV .
Siç ka bërë të ditur Sheremet Fejza, kryetar i Këshillit Grevist, në grevë është vetëm stafi mbështetës, ku janë të përfshirë rreth 30 zyrtarë, por jo edhe prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Fejza i ka thënë KTV-së se mbesin të palëkundur në kërkesat e tyre, që në rast se nuk marrin përgjigje pozitive deri të premten, greva do të radikalizohet. Kërkesat e tyre janë kthimi i shtesave të parapara me ligj, të cilat janë ndalur nga muaji janar, garantimi i tyre dhe avancimi i stafit në karrierë.
Artikuj të ngjashëm