Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë po e pengon mbajtjen e takimit Thaçi – Kurti?

Zyrat e presidentit të Kosovës dhe ato të kryeministrit, ndodhen në qendër të Prishtinës, në një distancë jo më larg se 100 metra nga njëra-tjetra.

Por, dy figurat politike, që sipas hierarkisë janë edhe udhëheqësit me funksionet më të larta institucionale, nuk kanë arritur të gjejnë kohë e as një vend për takim, përkundër ftesave që i kanë adresuar deri më tani njëri-tjetrit.

Të dy pajtohen se tema e diskutimit do të duhej të ishte pozicioni unik i Kosovës në politikën e jashtme, me theks të veçantë në pozicionin e Kosovës ne dialogun me Serbinë.

Mospajtimet e tyre politike kanë nisur qysh moti, kur Kurti ishte në opozitë, ndërkaq Thaçi në pozita të larta shtetërore, qoftë si kryeministër apo si president i Kosovës. Kurse së fundmi, të dy kanë shprehur hapur mosbesim ndaj njëri-tjetrit. Thaçi e ka quajtur Kurtin “frikacak e të paaftë”, kurse Kurti tha të mërkurën para kuvendit se Thaçi tashmë e ka një marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

“Unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë paraprakisht si kryeministër”, u shpreh Kurti.

Edhe Në pauzë, konsultimi për institucionet Arbëri 2 d. më parë Në pauzë, konsultimi për institucionet

Një takim prej pak më gjatë se katër minutash është zhvilluar deri më tani ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, ndonëse edhe ai takim ishte para se Kurti të merrte postin e kryeministrit të Kosovës. Bëhet fjalë për takimin, kur Thaçi e mandatoi Kurtin për postin e kryeministrit. Prej atëherë, të dy liderët kosovarë, vazhduan lojën “pingpong” me ftesa, por takime tjera nuk u realizuan.

Teksti i plotë sot në Radio Evropa e Lirë, në linkun: https://www.evropaelire.org/a/takim-hashim-thaci-albin-kurti-/30482347.html