Marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe çështjet aktuale, ishin temë e diskutimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të premten në Kongresin e 30-të të Partisë së Socialistëve Evropianë.
Në një njoftim të Qeverisë nuk janë dhënë detaje tjera nga biseda e Kurtit me Scholzin, që së fundmi u konfirmua se bashkë me Francën kanë bërë një propozim për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas komunikatës nga Qeveria, Kurti ka pasur takime edhe me socialistë të tjerë evropianë, ndërsa në takim me bashkëdrejtuesin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Lars Kingbeil, është biseduar për “vëmendjen e shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”.
“Në përmbyllje, kryeministri mori pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti iu drejtua krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës. Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë”, thuhet në njoftim.
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Kurti e Macroni flasin për sigurinë e Kosovës
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë