Çështja e Kosovës nuk është ndër top shqetësimet e qytetarëve të Serbisë. Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me standardin e jetës, ikjen e të rinjve nga vendi e madje edhe për ndotjen e ajrit. Kosova është shqetësimi i shtatë i serbëve, sipas një ankete të kryer nga “Sprint Insight” në fund të janarit në Serbi.
Përqindjen më të lartë të shqetësimit e mori standardi i ulët i jetës, varfëria, me 86 për qind, e ndjekur nga papunësia me gati 83 për qind, ndotja e ajrit me 79 për qind, ikja e të rinjve jashtë vendit me 78 për qind, dëmet ekonomike si pasojë e pandemisë me 74 për qind, shkelja e të drejtave të punëtorëve nga investitorët e huaj me 72.5 për qind. Pas tyre erdhi çështja e Kosovës me 67 për qind. Epidemia e koronavirusit me 66 për qind dhe hapja e minierës “Rio Tinto” me 64 për qind vazhduan listën e shqetësimeve të serbëve, shkruan "Danas".
Situata politike brenda shtetit të Serbisë pason me 57 për qind, skandalet korruptive me 55 për qind, qëndrimi i refugjatëve në Serbi me gati 56, krimi i organizuar me 53 për qind, pozicioni i serbëve në shtetet fqinje me 47.6 për qind, dhe promovimi i të drejtave të komunitetit LGBT dhe çmimet e larta të patundshmërisë me 47 për qind.
Të dhënat dolën nga anketa e kryer me 1179 qytetarë të Serbisë, nga 17 deri 26 janari. Margjina e gabimit është 2.85 për qind.
Serbët përkrahin me vetëm 53 për qind hyrjen në Bashkimin Evropian, ndërsa përqindje më të lartë ka futja e obligimit për shërbim ushtarak me 65.8 për qind, apo edhe heqja e tarifave për universitetet publike dhe e taksave në të hyra. 98.1 për qind e të anketuarve duan ndihma shtetërore për fëmijët.
Serbët kanë vlerësuar me notë 4.68 nga 1-shi te 10-shi se sa demokratisht qeveriset shteti i tyre.
-
70% e kosovarëve të shqetësuar me rritjen e kostos, 40% thonë se po jetojnë më keq sesa më herët
- Si po kufizohet Kosova me Euro-Azinë
-
Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë
-
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
- Disa sugjerime për analizë të zgjedhjeve të 7 qershorit