Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës certifikon listën për zgjedhjet në Serbi

Është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo listë do të jetë me numër 16.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se koalicioni ka 10 kandidatë për deputetë nga tri komunat e Luginës së Preshevës.

“Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD. Me 10 kandidatë për deputetë nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të”, shkroi ai.

Kamberi tha se koalicioni do të përpiqet t’i përfaqësojë sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive.

“Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive”, ka thënë Kamberi.

 

Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" do të jetë Lista me...

Posted by Shaip Kamberi on Saturday, March 12, 2022

 

Artikuj të ngjashëm