Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, është nderuar në Bashkinë e Tiranës nga kreu i saj, Erion Veliaj, me Çelësin e kryeqytetit shqiptar.
Në takim me kryetarin e Bashkisë, Veliaj, kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e lartë për vizionin e kreut të Tiranës, duke e përgëzuar atë për punën që po realizohet anekënd këtij qyteti, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli vlerësoi se zhvillimi i kryeqytetit shqiptar është i një rëndësie të veçantë, sepse reflekton pozitivisht dhe merret si model nga qytetet e tjera në Shqipëri e Kosovë.
Në mënyrë simbolike, kryetari Veseli i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një punim artizanal nga qyteti i Prizrenit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që pati mundësinë t’i dhurojë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Çelësin e Tiranës, për t’u ndjerë, siç tha ai, si në shtëpinë e tij.
“Ju kam ndjekur me shumë admirim për mënyrën se si po udhëhiqni, për vendimmarrjet e drejta dhe jo të lehta”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.
