Lirak Çelaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, vlerëson se çfarëdo fushate të bëhej në zgjedhjet e fundit, partia nuk do të mund të dilte më mirë për shkak të telasheve të brendshme.
Çelaj në një intervistë në Interaktiv, ka thënë se pakënaqësitë e brendshme kanë nisur kur partia nisi të kontrollohej nga disa individë e të cilët në emër të reformës nisën spastrimin.
“Jemi shqetësuar me këtë rezultat, është vazhdimisht në rënie. Por në këto zgjedhje ka mundur të stabilizohet, fitorja ka qenë e pamundur, por të paktën të ruhen votat. Arsyet pse jemi në këtë gjendje janë të hershme, çfarëdo fushate të bënte PDK-ja, do të ishte ky rezultat. Pakënaqësitë kanë shkuar duke u rritur, pasi ka filluar të kontrollohej nga disa individë, që në emër të reformës kanë sjell disa individë, të cilët nuk kanë ndonjë peshë, ndonjë autoritet, nuk kanë arritur aty me bagazhin e tyre, por thjeshtë të shtyrë nga liderë të caktuar dhe i kanë marrë pozitat. Dhe ata krejt çka angazhohen është të ruajnë pozitat e tyre, pa marrë parasysh cila është kostoja dhe sa do të bie PDK-ja”, ka thënë Çelaj.
Ai ka folur edhe për atë që e ka quajtur “spastrim në emër të reformimit”.