Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi se trajtimi ndryshe i njerëzve për shkak të ngjyrës e përkatësisë etnike, paraqet formën më të rëndë të diskriminimit.
Ai tha në emisionin “Sonte me Rronin” të mërkurën, se veprimet diskriminuese në Kosovë, janë sinjal që institucionet të veprojnë ndaj kësaj dukurie. Ai e mori shembull kohën kur shqiptarët ishin të diskriminuar nga pushteti serb, për ta përshkruar dëmin e diskriminimit në shoqëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është edhe bindje imja që qytetarët e Kosovës meritojnë barazi para ligjit, pavarësisht dallimeve që mund t’i kenë. Këto bindje nuk mund të krijohen brenda një dite. Gjenerata ime e ka përjetuar diskriminimin në kurriz, dhe mund ta shohësh se si është të trajtohesh ndryshe”, tha Qelaj.