Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të veçanta turistike të Ballkanit dhe gjithmonë e më shumë në fokus të turistëve të huaj. Por, a ka problematika edhe këtë vit, që në fillim të sezonit të ri turistik?
Zv/ministri i Turizmit në Shqipëri, Hajrulla Çeku, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel se “ka disa problematika me të cilat po merremi që nga viti i kaluar”.
“Po merremi me pastrimin e plazheve, po monitorojmë e menaxhojmë mbetjet. Do të ketë gjoba për ata që nuk e kryejnë punën, nga Bashkitë, kompanitë e pastrimit, bizneset dhe deri te qytetarët”, deklaroi Çeku.
Sipas tij, është çështje ditësh që të gjitha plazhet të kenë roja bregdetare.
Zv/ministri nënvizoi se në raport me sigurinë, policia do të shtojë pikat e saj nëpër të gjithë vijën bregdetare, ndërsa përsa i përket shëndetësisë, do të ngrihen 26 qendra të reja shëndetësore të përkohshme për muajt e verës.
“Ne e kemi thënë që aksionet e pastrimit nuk janë zgjidhje përfundimtare, por kemi vendosur që të veprojmë me aq sa kemi mundësi derisa të vijmë te kjo zgjidhje. Janë pastruar tonelata mbetje. Por, janë problematika të trashëguara me dekada dhe duhet kohë”, deklaroi Çeku.
-
Çeku: Turistët po shohin ndryshimin në Shqipërinë më të pastër
-
Çeku synon integrimin e turizmit në Shqipëri në paketat rajonale e botërore
-
Rama: 29 qendra shëndetësore verore për sezon turistik të sigurt
-
Shqipëria pret 1 milion turistë në muajin gusht
-
Masa të rrepta për pushuesit në bregdetin e Shqipërisë