“Me gjithë trendin në rritje të turizmin në Kosovë, kemi shumë për të bërë në këtë drejtim”, thotë zëvendësministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku në një intervistë për ATSH.
Çeku shprehet se Kosova i ka të gjitha mundësitë që të futet në paketën rajonale të turizmit dhe të përmbush kërkesat e kësaj pakete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kemi të gjitha përveç detit”, thotë Çeku duke shprehur dhe një platformë që do ndiqet për ta zhvilluat edhe në Kosovë këtë degë të fuqishme të ekonomisë.
“Qëllimi ynë është bashkëpunimi rajonal në fushën e turizmit, përmes paketave turistike rajonale me të cilat të konkurrojmë dhe në tregun botëror të turizmit, duke nxitur operatorët tanë turistikë që të hidhen në veprim”, thotë ai, duke theksua se këta operatorë akoma janë të pakët dhe të pa orientuar mirë në Kosovë.
Kosova ka resurse të konsiderueshme turistike, thotë Çeku duke përmendur vlerat e saj kulturore dhe historike, bukuritë natyrore të alpeve kosovare apo të Malit të Sharrit me Brezovicën ose Bredhorin, siç i thonë në shqip.
Sipas tij, Kosova ka një zhvillim të konsiderueshëm edhe në infrastrukturën rrugore këto vitet e fundit, duke bërë të mundur lëvizjen sa më lirshëm të vizitorit.
Kosova ka dhe një histori të vjetër dhe të re që bënë kurioz shumë vizitorë të huaj që ta shohin nga afër ndryshimin.
“Rëndësia e operatorit turistik privat në këtë përqasje është vendimtare”, thotë Çeku.
“Bashkëpunimi turistik me Shqipërinë dhe vendet fqinje është prioriteti ynë kryesorë në zhvillimin e turizmit kosovar dhe integrimin e tij”, në rajon thotë Çeku./ATSH