Zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri, Hajrulla Çeku, bëri me dije se Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë që të ketë oferta të përbashkëta ndërmjet dy vendeve për të zhvilluar turizmin.
“Po punohet shumë që të kemi oferta të përbashkëta ndërmjet dy vendeve. Po ashtu do të kemi edhe ngjarjet e përbashkëta kulturore që kanë qëllim edhe promovimin e sektorit të turizmit. Gjatë muajit mars do të provojmë të kemi një ngjare të përbashkët në Prishtinë. Ta kalojmë një ditë bashkë për operatorët”, tha Çeku sot për televizionin publik.
Ai vlerësoi se vendimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të emëruar disa zëvendësministra në qeverinë e Shqipërisë nuk është vetëm simbolik.
“Qasja e kryeministrit të Shqipërisë për të sfiduar kufij shtetëror ka bërë që unë të sfidojë veten”, tha Çeku. “Unë nuk kam vërejtur asnjë formë jo të këndshme. Këtu nuk ka rëndësi nëse jam i Kosovës”, theksoi ai.
Ai ka folur edhe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. “Të gjithë po angazhohen për zhvillimin e turizmit në Shqipëri”, tha ai.
-
Çeku: Panairi i Turizmit në Tiranë, dritare e vlefshme për ndërkombëtarizimin e turizmit të Kosovës
-
Çeku synon bashkëpunim që do ta bënte edhe Kosovën pjesë të turizmit botëror
-
Ministri Çeku: Shqipëria duhej të ishte korrekte me Kosovën
-
Çeku kundër kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë
-
Rama: E mbështesim plotësisht Kosovën në kërkesën e saj për njohje