Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű, nisi sot takimet me zyrtarët e lartë të shtetit sot në Tiranë.
Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlűt Çavușoğlű dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati pas takimit të sotshëm në Tiranë dolën në një konferencë të përbashkët për median, , raporton oranews.
Turqia premton ngritjen e shkollave të reja në Shqipëri ndërsa kërkon mbylljen e institucioneve antiturke në Shqipëri.
Mevlűt Çavușoğlű: "Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE.
Presim që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë.
Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë dhe zyrtarisht, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur dokumentet përkatëse dhe presim të realizohen.
Edhe
Turqia kërkon nga Shqipëria gylenistët në këmbim të ndihmave për tërmetin
Kryediplomati turk ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, dhe gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), u shpreh se me kryeministrin Rama kishte marrëdhënie shumë të ngushta
"Për marrëdhëniet ekonomike do të punojmë vazhdimisht. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje”, tha ministri Cavusoglu.
Gjatë qëndrimit do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi