Kandidati presidencial i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak deklaroi të shtunën se duhet të pranohet “e vërteta famëkeqe” se Kosova është e pavarur nga Serbia.
Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se është fakt që me Kosovën ka vendkalime kufitare dhe se qytetarët e Serbisë nuk mund të shkojnë në Kosovë pa pasaporta, dhe se kufirin me Kosovën e sigurojnë ndërmjet tjerash edhe forcat ndërkombëtare, që do të thotë se bashkësia ndërkombëtare garanton për kufirin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, Kosova është e pavarur nga Serbia - ajo është e humbur gjatë luftës- atë luftë e ka udhëhequr regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Po ai regjim ka shkaktuar bombardimet e NATO-s”, ka thënë Çanak. “Me gënjeshtra mund të ëndërrohet, por me gënjeshtra nuk mund të jetohet”, ka shtuar ai.
Çanak ka theksuar se Industria e Naftës e Serbisë u është shitur partnerëve rusë “larg nën çmim”, me arsyetimin se Rusia do të ndihmojë që Kosova të mos bëhet e pavarur dhe se do të ndërtohet rrjedha Jugore.
“Kosova është e pavarur, nuk ka rrjedhë Jugore, pra kthenani NIS-in dhe shkoni në shtëpi”, ka thënë Çanak.