Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane rreth Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera.
Bytyqi me këtë rast theksoi se, është shumë i përkushtuar në përmbushjen e kërkesave që dalin nga MSA, ndërsa shtoi se një pjesë e konsiderueshme tashmë janë përmbushur.
“Konsideroj se ende jemi në pikëpyetje të themelimit të kësaj Agjencie, që ka të bëjë me ndikimet e mëdha buxhetore. Këtë vit planifikojmë të rishqyrtojmë ose të bëjmë kërkesë për buxhet shtesë për themelimin e Agjencisë që do t’i paraprinte akteve ligjore për të plotësuar të gjitha zotimet që dalin nga MSA, ose të shohim mundësinë që të mos kemi Agjenci, por të kalohet në departament brenda Ministrisë së Arsimit”, theksoi Bytyqi.
Ai foli rreth zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të lartë në Kosovë, i cili duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë, duke shikuar mundësitë e përshpejtimit të akreditimit të institucioneve të arsimit të mesëm profesional, që të mbetemi pjesë e mekanizmave evropiane të arsimit.
-
Britanikët: S’ka pajtim për shtyrjen e emërimit të drejtorit të Akreditimit
-
Bytyqi: Interesimi i nxënësve kah shkollat profesionale është lajm i mirë për vendin
-
MASHT-i mirëpret aprovimin e koncept-dokumentit për AKA-në
-
Komisioni për arsim miraton në parim Projektligjin për arsimin e lartë
-
Shpresë që Lista Serbe mos të jetë pengesë për miratimin e projektligjit për arsimin e lartë në Kosovë