Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi pas takimit me drejtorët komunal të arsimit ka thënë se janë marrë vesh për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.
“Në pajtim me të gjithë drejtorët komunal të arsimit, erdhëm në përfundim që të zbatohet udhëzimi administrativ që ka të bëjë me normativen dhe kalendarin e vitit shkollor. Tash e tutje secili drejtor i DKA-ve në bashkëpunim me kryetarët e komunave do të gjejnë formën më të mirë të kompensimit të orëve”, ka theksuar Bytyqi, raporton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se vazhdon të mbetet në fuqi vendimi i tij për zëvendësimin e orëve.
“Sindikatës i kemi dhënë shumë hapësirë, ata vazhdojnë të jenë shumë të ngurtë vetëm në kërkesat e tyre dhe pa u lodhur fare në koherencën e zgjedhjes së problemit dhe nuk ishin të gatshëm në zgjidhjen e problemit”, ka deklaruar Bytyqi.
Ndërkaq, kryetari i kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit, Besim Avdimetaj e ka ftuar sindikatën që të mos jetë pengesë për zëvendësimin e orëve.