Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi ankohet në Komisionin e ankesave për kthimin e Ferit Idrizit në MASHT

Foto: Koha

Dy javë pasi Komisioni disiplinor i Ministrisë së Arsimit e ktheu në punë ushtruesin e detyrës së drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi, ministri në largim, Shyqiri Bytyqi, ka bërë ankesë ndaj vendimit të Komisionit.

Kthimin e Idrizit në vendin e punës, Bytyqi e ka quajtur të pabazuar dhe të njëanshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes ankesës që Bytyqi e ka bërë më 25 shtator, të cilën e posedon Koha Ditore, ai ka kërkuar që të anulohet vendimi i Komisionit disiplinor të MASHT-it.

“Në përmbajtje dhe vendosje të këtij vendimi, Komisioni është bazuar në deklaratat e Ferit Idrizit dhe Hanemshahe Latifit, të cilët kanë qenë prezent në ditën kritike, ku gjatë takimit në zyrën time ka pasur sjellje krejtësisht joetike dhe në kundërshtim të plotë më rregullat dhe parimet e nëpunësve të shërbimit civil, duke përdorur fjalë fyese ndaj meje si ministër pranë kësaj Ministrie”, thuhet në ankesën e ministrit.

Sipas Bytyqit, Komisioni ka punuar në kundërshtim me Rregulloren për procedurat disiplinore në shërbimin civil. Kjo, pasi, siç thuhet në ankesë, Komisioni nuk e intervistoi Bytyqin, por vetëm Idrizin dhe zyrtaren tjetër që ka qenë në takim kur ka ndodhur konflikti. Për këtë, ministri ka kërkuar që vendimi të hedhet poshtë si i pabazuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)