Arbëri

Bytyçi: Marrëveshja BE-Serbi për litiumin ia lejon Serbisë dominimin e rajonit

Seb Bytyçi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Seb Bytyçi, vlerëson se marrëveshja e re mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë për litiumin, ia lejon Serbisë dominimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. 
Bytyçi ka thënë se kjo ngjason me varësinë që BE-ja kishte nga Rusia sa i përket lëndëve të para, e që përfundoi me fatkeqësi. 

“Fatkeqësisht kjo marrëveshje për litiumin, thjeshtë do ta çimentojë më shumë këtë gjendje. Gjithashtu duke u nisur nga e kaluara, nuk është befasi, nuk është diçka shumë larg mendsh që thuhet se është krijim i një varësie të re që i ngjason shumë varësisë që e kishte BE-ja me Rusinë për lëndë të para e që përfundoi në fatkeqësi. Dhe ka gjasa që edhe kjo marrëdhënie e re e varësisë për litiumin të përfundojë në fatkeqësi edhe në Ballkan. Kemi përsëritje të gabimeve të mëhershme të BE-së që kanë ndodhur në raport me Rusinë. Mungesë të marrjes së mësimeve dhe ripërsëritje të historisë nëse mund ta themi ashtu, që ka gjasa ta destabilizojë rajonin, pasi e çimenton pozitën dominuese të Serbisë në rajon. E mund ta marrë dritë të gjelbër për destabilizuar shtetet tjera”, ka thënë Bytyçi në “Interaktiv” të KTV-së. 

VIDEO:


 

 


Bytyçi: Vendimi i KE-së përputhet me idenë e Beogradit për Asociacionin

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, ka thënë se vendimi i Këshillit Evropian për t’iu hequr vizave qytetarëve të Kosovës që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, është në përputhje me idenë e Beogradit për Asociacionin. 

“Pra, lihet të kuptohet se ekziston një vizion që është në përputhje me propozimin e Beogradit për Asociacionin, që do të ishte një mini-shtet apo entitet, që është edhe brenda Kosovës edhe jashtë Kosovës. Që funksionon jashtë kornizave ligjore të Kosovës, edhepse në të njëjtën kohë është brenda Kosovës. Synimi i Beogradit është që të krijohet një entitet apo mini-shtet që ka lidhje direkte me Beogradin, e që në të njëjtën kohë mund të pretendojë shkëputjen nga Kosova”, ka thënë Bytyçi në “Interaktiv” të KTV-së. 

VIDEO: