Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, ka thënë se nëse Perëndimi do zbatim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë qasja akomoduese ndaj Serbisë duhet të përfundojë.
Ai të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se nuk po drejtohet mjaftueshëm gishti ndaj Serbisë, për moszbatim të marrëveshjes.
“Kosova ka bërë deklarata që duhet të ketë implementim të njëtrajtshëm dhe sa më të shpejtë të marrëveshjes, që logjikisht i bie se Kosova është në një vijë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket implementimit të marrëveshjes kurse Serbia është pala që paraqet probleme në zbatimin e marrëveshjes ... Rezistenca e Kosovës është si reagim i rezistencës së Serbisë për implementim”, ka theksuar Bytyçi.
Sipas tij nuk mjaftojnë vetëm reagimet deklarative të zyrtarëve të BE-së për moszbatim të marrëveshjes.
mjaftojnë reagimet e tilla deklarative, BE-ja konkretisht si instrument e ka ndalimin e fondeve për Serbinë, ku ajo ka qasje si vend kandidat për anëtarësim në BE. Aty kemi të bëjmë me reagime konkrete, kurse nëse i shohim deklarata e Borrellit, atëherë kemi të bëjmë më shumë me reagime deklarative. Ende nuk kemi parë nga BE-ja ndonjë reagim të prekshëm që ndikon në sjelljen e Serbisë”, ka theksuar Bytyçi.
Ai ka thënë se këto deklarime do të mund të pasoheshin edhe me veprime të terja konkrete, por se sipas tij kjo nuk do të ndodh.
Edhe
Bytyçi: Neglizhencë totale nga BE-ja për implementim të marrëveshjeve
Bytyçi ka thënë se Kosova në këtë proces ka kërkuar zbatim të të gjitha pikave të marrëveshjes dhe ka thënë se duhet të ketë një rezistencë nga politika dhe shoqëria që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet fokus i marrëveshjes.
Sipas tij të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen në mënyrë të njëkohshme.
“Implementim i njëkohshëm nënkupton që ne momentin kur të qartësohet një çështje për pikën 7, hyn në fuqi për shembull njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia, pra nuk duhet të thotë që të gjitha pikat të zbatohen për një ditë, mirëpo nëse një pikë që i shkon në favor Serbisë zbatohet në një ditë, në të njëjtën ditë mund të zbatohet një pikë që i shkon në favor Kosovës”, është shprehur Bytyçi.