Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka përgënjeshtruar se ka vdekje aksidentale në vitin 2019, si pasojë e rrjetit elektrik.
Ai thotë se janë shpikur tri vdekje nga ky sektor.
“Të gjitha mediat e vendit e citojnë Valon Lecin, kryeinspektor i punës duke thënë se sektori i energjisë elektrike është më i godituri nga vdekjet aksidentale në punë për sivjet. Shpiken tri vdekje nga ky sektor”, ka thënë Buzhala në një postim të tij në Facebook.
“E them me përgjegjësi se numri i vdekjeve aksidentale nga sektori energjetik fatmirësisht sivjet është zero. Bej apel tek te të gjitha mediat ta korrektojnë atë lajm pasi nuk po flasim për biskota, por për shpikje të jetëve të humbura”, ka shtuar ai.
Gjatë ditës Inspektorati i Punës ka mbajtur një tryezë, ku ka dal se sektori i energjisë elektrike ka dalë të jetë më i rrezikshmi sa i përket sigurisë në vendin e punës për vitin 2019.
Valon Leci, u.d. i kryeinspektorit ka thënë se ndonëse deri tash ka qenë ai i ndërtimtarisë, këtë vit, 3 persona kanë vdekur në vendin e punës të sektorit të energjisë elektrike. Përderisa 9 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë këtij viti nëpër vende pune të tjera.
-
Sektori i energjisë mori më së shumti jetë punëtorësh në vendin e punës gjatë 2019-s
-
Këtë vit 11 të vdekur në vendin e punës në Kosovë, 240 gjoba për kompanitë
-
26 vdekje në vendin e punës për 10 muaj
-
Ngrihet aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga rryma më 2023
-
Gashi për vdekjet e punëtorëve: Numri i inspektorëve është rritur, por cilësia jo