Rrëzimi i Qeverisë bëri që buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale të shpenzohej.
Buxheti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet e tetorit është në pikëpyetje. Mbi 2 milionë euro të dedikuara për zgjedhjet lokale u shpenzuan për ato të jashtëzakonshme dhe tash KQZ-ja kërkon mjetet e saj për zgjedhjet lokale.
ekzekutiv, Enis Halimi, thotë se me paratë e mbetura ata do të nisin procedurat e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve, ndërkaq 2 milionët që mungojnë, shpresojnë t’i marrin në fund të tetorit për pagesat e komisionarëve.
Në anën tjetër, ministri i Financave në detyrë, Agim Krasniqi, në një intervistë për KTV-në, thotë se ka një fond rezervë, nga ku do të tërheqë 2 milionë eurot që nevojiten për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Në mungesë të institucioneve nuk është bërë plotësim-ndryshimi i ligjit për AKP-në dhe si rrjedhojë buxheti i Kosovës për këtë vit është në minus 87 milionë euro, para të cilat do të duhej të derdheshin në këtë kohë në buxhet.
Ministri i Financave edhe një herë është deklaruar për mjetet që Ministrisë së Punës i duhen për pensionet e veteranëve të luftës.
Edhe
Ngrihet alarmi për dështimin e votimit jashtë vendit në mungesë të vendimit të Qeverisë
Krasniqi ka precizuar se pensionet e veteranëve do të mbesin të bllokuara deri në krijimin e qeverisë së re.
Sidoqoftë, në rast se shteti vazhdon të mos ketë institucione të reja, ministria e Financave ka një plan të arnimit të buxhetit të Kosovës, i cili do të ndodhë në 3 muajt e fundit të këtij viti.
Ndërkaq, ka thënë se edhe po të ishin institucionet e Kosovës, nuk do të kishin mundësi të ndanin mjete të tjera buxhetore.