Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ditmir Bushati, ngriti shqetësimin për situatën në të cilën po kalon Shqipëria.
Bushati bëri thirrje për dakordësi për të përcaktuar qëllimet e shtetit për shumë vite më tej, përcjell KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Po përjetojmë krizë vlerash, jo nga mungesa e të mirave, por nga mpirja që sjell mungesa e shpresës. Vjen nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash", theksoi ai.
Bushati tha se Shqipëria është vendi i fundit në Evropë, ku diaspora nuk ka të drejtën për të votuar.
Menjëherë pas tij e ka marrë fjalën Taulant Balla, i cili kritikave të Bushati t, i dha përgjigje pa ia përmendur emrin kur tha se “për pesimistët u them se ne do t’i hapim negociatat”.
Po ashtu, Balla tha se reforma zgjedhore duhet bërë me opozitën, e cila e ka vendin në komision.