Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, thotë se viti 2017 nuk duket fort i mbarë për Ballkanin, i cili po humb qetësinë dhe normalitetin. Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen “Koha Ditore”, shefi i diplomacisë shqiptare veçon Maqedoninë, ku situata e tensionuar atje meriton një analizë molekulare.
Ndërsa për sa i përket krizës politike në Shqipëri, Bushati e cilëson si një “stress-test” i drejtësisë, ku prova e madhe që duhet të kalojmë të gjithë është pikërisht kjo që shkakton rezistencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Bushatit, synimi i dyshes Berisha-Basha është pengimi me çdo mjet i zbatimit të reformës në drejtësi, rrëzimi i Qeverisë dhe shtyrja e zgjedhjeve në një afat të paparashikuar, duke shkallmuar Kushtetutën, praktikat e gjithëpranuara demokratike e mbi të gjitha stabilitetin demokratik të vendit.
Lidhur me situatën në Kosovë, Bushati thekson se ngërçi i krijuar për shkak të demarkacionit dhe pasojave të tij, por edhe vështirësive të koalicionit të madh, ka çuar natyrshëm në nevojën e një konsultimi popullor.
Lidhur me situatën e tensionuar në Maqedoni, ministri i Jashtëm i Shqipërisë thotë se qëndrimi i ngurtë dhe agresiviteti i skajshëm nga aktorë të rëndësishëm politikë e ka çuar vendin buzë të greminës, ku aktet e dhunës primitive në Kuvend ishin shokuese, të papranueshme por aspak të papritura pasi, në kushtet e gjuhës së urrejtjes e përjashtimit që ka mbizotëruar prej kohësh në diskursin politik e shoqëror maqedonas, ishte vetëm çështje kohe se kur një gjë e tillë, e parapërgatitur, do të ndodhte. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.