Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka përshëndetur nënshkrimin e traktatit të miqësisë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri i Jashtëm, shprehet se nënshkrimi traktatit të miqësisë, është një lajm i mirë për rajonin.
“Nënshkrimi i Taktati të Miqësisë mes krerëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë është moment vërtetë historik. Shqipëria i mirëpret plotësisht gjeste të tilla sa simbolike aq dhe transformuese”, thekson Bushati.
Më tej, ministri nënvizon se “ky është padyshim rezultat i vullnetit të sinqertë të popullit të Maqedonisë dhe qeverisë së saj për ta udhëhequr vendin në drejtimin e duhur. Ne vlerësojmë këtë arritje që mbështetet edhe ne kontributin e vazhdueshëm me kah europian të shqiptarëve të Maqedonisë dhe faktorit politik shqiptar atje”.
Bushati shpreh përgëzime për të dy qeveritë për vendosjen e këtij modeli për bashkëpunimin dhe marrëdhënien e fqinjësisë së mire në rajon.
-
Bushati: Kontributi i partive shqiptare vendimtar në ndryshimet kushtetuese në Maqedoni të Veriut
-
Ditmir Bushtati godet idetë e Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh”
-
Bushati për Euroactiv: Sfida e Ballkanit Perëndimor
-
Bushati në Beograd i jep mbështetje dialogut Kosovë-Serbi
-
Maqedonia ratifikon Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë