Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë , Ditmir Bushati, ka deklaruar se ka ardhur koha për Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë lëshime më të dhimbshme dhe të arrijnë një marrëveshje reciprokisht të dobishme, e cila gjithashtu mund të jetë ligjërisht e detyrueshme, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë që shkëmbimet e territoreve mes Kosovës e Serbisë, sipas shefit të diplomacisë shqiptare, shkojnë kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Ndaj, sipas tij, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon.
Këto komente ministri i Jashtëm i Shqipërisë i ka bërë gjatë një interviste me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Bushati: Jo shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, por të bëjnë koncesione të dhimbshme
-
Osmani thotë se mund të ketë sfida e tensione në Ballkan: Nevojitet vëmendje e veçantë
-
Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës
-
Bushati kërkon unitet politik në Shqipëri për Kosovën: Sulmi i 24 shtatorit kambanë e fortë alarmi
-
Bushati: Serbia të ndjekë shembullin e Gjermanisë - të pranojë krimet e kryera në Kosovë