Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bushati: Ditë e gëzuar për Shqipërinë

Foto: Arkiv

Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh sot gjatë një konference për shtyp pas vendimit të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019, se kjo është një përgjigje pozitive për anëtarësimin në bllokun evropian.

Bushati deklaroi se “Këshilli i kërkoi Komisionit Evropian që të fillojë pa humbur kohë procesin përgatitor me Shqipërinë duke qenë se ka skicuar qartë rrugën për bisedimet për anëtarësim. Gjithashtu ka përcaktuar një afat kohor, qershorin e 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”.

Ai thekson se “është një praktikë e njohur për BE, i cili edhe në rastin e Serbisë, edhe në rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor, ku ndodhi puna përgatitore. Komisioneri, Johannes Hahn është shprehur shumë qartë sot. Ne besojmë se tanimë Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme në procesin e integrimit në BE”.

Kryediplomati Bushati thekson se “diskutimet e sotme dëshmuan një gjë që kemi kohë që e themi; kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria sidomos nga momenti i marrjes së statusit kandidat është një kurs reformash impresionues, i cili duhet të thellohet më tej në ditët dhe muajt në vijim”.

“Do të ulemi me KE pa humbur kohë në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm ta gjejë Shqipërinë në një proces sa më solid. Sot gjithashtu ishte një ditë e rëndësishme edhe për vet projektin evropian”, nënvizoi Bushati duke shtuar se “72 orët e fundit kanë qenë orë të vështira ku na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarrëse për të komunikuar me detaje procesin e reformave”.

Edhe Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE-në Arbëri 2 muaj më parë Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE-në

“Për fat të keq, këto ditë një pjesë e mirë e politikës shqiptare, e medias kishin vendosur 28 qershorin si ditën e bastit apo larjes së hesapeve me qeverinë dhe Edi Ramën a thua se procesi i integrimit ka lidhje me fatin e një qeverie. Ky është një proces që ka lidhje me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më vjen mirë që basti i këtyre spekulantëve nuk i përmbush sot. Sot nuk është një ditë e gëzuar vetëm për qeverinë, por është një ditë e gëzuar për gjithë popullin shqiptar”, tha ministri.

“Shpresoj që askush pavarësisht bastit të gabuar që kish vënë nuk duhet që të ndihet i përjashtuar nga kjo ditë dhe ky sukses i përbashkët”, shtoi a