Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bursa dhe praktikë për studentët nga Obiliqi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se nëpërmjet bursave studentëve dhe nxënësve po ua heqin shpenzimet e arsimimit në njërën anë, njëkohësisht familjeve po ua ulin barrën e shpenzimeve dhe në anën tjetër po mundohen t'i nxisin ata për të vazhduar studimet.

Sipas tij, dhënia e bursave për studentë, ka qenë një nga premtimet gjatë fushatës zgjedhore, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përveç që kemi përmbushje të këtij premtimi, një pjese të madhe të studentëve që janë duke ndjekur studimet, ju mundësohet edhe mbajtja e praktikës në institucionet komunale. Jo vetëm për studentë, Komuna është duke nda bursa edhe për nxënës të shkëlqyeshëm të shkollës së mesme teknike. Përmes këtyre bursave, mundohemi që studentëve dhe nxënësve t'ju heqim shpenzimet e arsimimit në njërën anë, njëkohësisht familjeve të ju ulim barrën e shpenzimeve dhe në anën tjetër t'i nxisim ata për të vazhduar studimet. Investimi në arsimimin e kuadrove, është investim në të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.