Burime të Portalit Koha.net, bëjnë me dije se i nominuari për kryeministër nga koalicioni fitues i zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë mbështetjen e AKR-së dhe të një personaliteti të LDK-së që pritet të jetë deputet, për të formuar Qeverinë.
Portali, të enjten vonë ka kontaktuar me Korab Sejdiun e AKR-së, i cili ka thënë se strukturat e kësaj partie nuk kanë marrë kurrfarë vendimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Strukturat e AKR-së nuk kanë marrë kurrfarë vendimi që t’i bashkohen askujt. Ne jemi në pritje të rezultatit për të parë se ku po pozicionohemi, por mund të them se e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se nuk do të shkojmë në koalicion me PAN-in”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë apo të demantojë ndonjë bisedë a takim eventual në mes të kreut të partisë së tij, Behgjet Pacolli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.