Veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po shikohen me pakënaqësi të madhe jo vetëm tek ambasadorët e vendeve perëndimore në Prishtinë, por edhe në kryeqendrat kryesore, duke përfshirë Washingtonin dhe Brukselin. Kështu ka thënë një burim diplomatik perëndimor, i cili ka preferuar të flasë me kusht të anonimitetit.
Sipas këtij burimi, zyrtarë të SHBA-së dhe ata të NATO-s janë hidhëruar me iniciativën e Thaçit për transformimin e FSK-së në ushtri përmes ligjit, pa pajtimin e aleateve amerikanë dhe të atyre të NATO-s, shkruan sot Koha Ditore.
Për më tepër, burimi tha se përllogaritjet e Thaçit, se "është aq i rëndësishëm për Perëndimin sa do ta shpëtojmë prej gabimeve të tij. do të dalë krejtësisht e gabueshme".
Thaçi, të premten, paralajmëroi se në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e voton Ligjin për transformimin e FSK-së në forcë me mandat të ushtrisë, ai do të japë dorëheqjen. Në intervistë për RTK-në, Thaçi ka thënë edhe se në rast se Kuvendi nuk e voton këtë ligj", duhet të shkoj në shtëpi".
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Paralajmërohet inicimi i procedurës për shkarkimin e Thaçit
-
Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë
- S'ka kohë për të humbur
-
Haradinaj nuk beson se Thaçi s’ka qenë i informuar për ligjet rreth Ushtrisë
-
Thaçi thotë se është pro transformimit të FSK-së, por në koordinim me miqtë ndërkombëtarë