Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bunjaku: Projektligji i ri për KPK-në mund të përfundojë sërish në Kushtetuese

Versioni i ri i Projektligjit për Këshillin Prokurorial i miratuar nga Qeveria më 12 korrik u kritikua nga Lëvizja FOL e Instituti i Kosovës për Drejtësi. Këto organizata patën thënë se ky ndryshim paraqet politizim objektiv të KPK-së.

Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL ka thënë se edhe në projektligjin e ri “ka disa problematika që mund të përfundojnë po ashtu në Gjykatën Kushtetuese”. Ajo ka thënë se organizata ka vlerësuar se edhe kësaj here, ky projektligj mund të përfundojë në Kushtetuese.

Ajo ka thënë se përmbajtja e versionit të ri është e rrezikshme pasi e cenon integritetin e Këshillit Prokurorial si institucion i pavarur.

“Është e rrezikshme sepse e cenon integritetin e vet Këshillit Prokurorial si institucion të pavarur me mandat të plotë. Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria fillimisht e kanë shprehur shqetësimin se KPK-ja ka shumë anëtarë, pra ligji i kaluar i KPK-së ka 13 anëtarë, por tash po shohim projektligjin e ri pasi e rrëzoi të parin Kushtetuesja, po shohim që MD ka rritur numrin në 19 anëtarë prej 13 sa i kishte dhe pas vitit 2026 ky numër do të zvogëlohet në 7 anëtarë. Për ne është shqetësuese sepse 8 anëtarë jo-prokurorë të zgjedhen deri më 11 janar 2026 dhe të funksionojnë në të njëjtën linjë me anëtarë prokurorë që janë brenda KPK-së, ata anëtarë jo-prokurorë kanë të drejtën të votojnë dhe të njëjtit kanë të drejtë dhe kanë mundësi të bëjnë kuorumin. I jepet diskrecion shumë i madh, hapësirë shumë e madhe që u jepet anëtarëve jo-prokurorë”, ka thënë ajo në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Bunjaku ka shtuar se për më tepër edhe Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimin se 19 anëtarë do të ishte shumë pasi nuk ka prokurorë aq shumë Kosova që të KPK-ja të ketë 20 anëtarë dhe se do të ishte e kushtueshme për vendin.

Ndërkohë, ka folur pak edhe për reformat në drejtësi. Bunjaku ka deklaruar se Kosova është vonuar me reforma.

Edhe Bunjaku: E domosdoshme reforma në Këshillin Prokurorial TEMPUS Bunjaku: E domosdoshme reforma në Këshillin Prokurorial

“Ky proces është i vonuar sepse reformat në drejtësi është dashur të fillonin më herët, po shohim se ka ngecje në këtë aspekt. Kemi shumë punë për të vërë në reformat për drejtësi duke filluar me vetingun”, ka përfunduar ajo.