Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi Podujeva ka shkuar në balotazh.
Pas numërimit të 99 për qind të votave, Ekrem Hyseni i LDK-së kryeson me 44.30 për qind, ndërsa Bulliqi është i dyti me 44 për qind. Këta dy do të përballen në balotazh në nëntor.
Bulliqi ka thënë se beteja nuk ka përfunduar dhe se do të vazhdohet. Ai ka thënë se Llapi nuk ka kohë të kthehet prapa.
“Të dashur qytetarë, pas procesit të djeshëm zgjedhor, i cili u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare. Dëshiroj t'ju falënderojë dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Po ashtu, shpreh mirënjohje e falenderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivst, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan parreshtur për këtë rezultat. Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët. Bashkë do të fitojmë! Bashkë do të qeverisim!” – ka shkruar Bulliqi në Facebook.